Ish-agjenti i SHIK-ut: Lushtaku për planifikim atentati dhe tentim vrasje ndaj Halilajt u dënua më pak sesa personi që i ra shpullë Valon Sylës

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Lushtaku për planifikim atentati dhe tentim vrasje ndaj Halilajt u dënua më pak sesa personi që i ra shpullë Valon Sylës

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2021 Në ora: 09:20
Sami Lushtaku dhe Valon Syla

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj dhe shpullën që një mërgimtar ia dha gazetarit Valon Sylës.

Miftari thotë se, personi që i dha një shuplak Sylës u dënua me 5 mijë euro, kurse Sami Lushtaku me 2 mijë euro për planifikim atentati dhe tentim vrasje ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Miftari tutje shkruan se Lushtaku është boss i Valon Sylës, të cilin e quan mercenar mediatik.

Reagimi i Miftarit:

Një shpullë me ia dhanë një gazetarucit që fyente emigracionin me fjali edhe më të ndyta sesa vet dikur që na fyente pushteti Serb dënohesh 5000 euro, kurse Sami Lushtaku bossi i pikërisht këtij mercenari mediatik të vetëquajtur gazetar, për një tentim dhe planifikim të vrasjes të Avokatit nga Gllogovci dënohet 2000 euro!

Kësaj i thonë kur ligjin e bën Maliq Mafia me dy alltia edhe me nja dhjetëra milionë euro pasuri të grabitur nga një ndër popujt ma të varfër në botë!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat