DW: Kryeministri i ri i Kosovës – i pa kompromis me Serbinë

Lajme

DW: Kryeministri i ri i Kosovës – i pa kompromis me Serbinë

Nga: F. B. Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:29
Albin Kurti

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se prioritet në dialogun me Serbinë është çështja e personave të pagjetur dhe paraqitja e padisë për gjenocid kundër Serbisë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, ka transmetuar DW me vlerësimin shtesë nga agjencia gjermane DPA se Kosova fitoi qeveri reformiste të majtë, përcjell “Bota sot”.

DW shkruan se Kurti në fjalimin e shkurtër pas marrjes së besimit për kryesimin e qeverisë tha se prioritetet e qeverisë janë luftimi i pandemisë, ekonomia, drejtësia dhe dialogu me Serbinë.

Në planin e orientimit të politikës së jashtme qeveria e tij ka qëndrim të qartë aleancë me ShBA dhe bashkëpunimin trans-atlantik.

Lidhur me bisedimet me Serbinë, DW shkruan se Kurti ka thënë se “Kosova është shtet i pavarur sovran” dhe se “kompromiset e kërkuara që janë të dëmshme veç janë bërë në planin Atisari”.

“Ky ishte çmimi që duhej paguar për shpalljen e pavarësisë, nuk mundemi dhe nuk do ketë kompromis tjetër”, tha Kurti, duke shtuar se prioritet në dialogun me Serbinë është zbardhja e fatit të personave të pagjetur.

“Kemi edhe 1 mijë e 640 persona të pagjetur dhe Serbia nuk ka dënuar askënd për këtë. Në Batajnicë që tash është poligon gjuajtje janë ekshumuar 744 trupa të shqiptarëve dhe nuk ka as edhe nj pllakë përkujtimore. Po ashtu e dimë se një e treta e të pagjeturve nuk janë shqiptarë. Kur kanë kaluar 22 vite familjet duhet të dinë të vërtetën dhe mbyllën plagët e hapura dhe të rritemi si shoqëri”, tha Kurti.

Kurti sipas DW, ka paralajmëruar padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare.

Kurti ka thënë se “Kosovës i duhet dialogu për kthimin e mbi 3 miliardë eurove nga fondi pensional që Serbia i ka vjedh dhe mbi 400 milionë euro keqpërdorim të energjisë elektrike dhe dëmeve të luftës dhe ndarjes së pasurisë”.

Kjo është qeveria 2 e Kurtit, e para kishte zgjatur 50 ditë nga shkurti deri qershor 2020, DW shtoi s enë zgjidhjet e kaluara partia e Kurtit rriti numrin e deputetëve dhe nuk e kishte vështirë formimin e qeverisë.

Por problem mund të bëhet zgjidhja e presidentit të ri, për çka i nevojiten 2 të tretat e votave mbi 80, ndërsa kandidat i vetëvendosjes është Vjosa Osmani, kryetarja e deritashme e Kuvendit, që kundërshtohet nga opozita dhe mbështetet nga pakicat, përveç listës serbe, njofton DW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat