Vuçiq lut edhe kërcënon: Shqiptarët mos të na provokojnë

Lajme

Vuçiq lut edhe kërcënon: Shqiptarët mos të na provokojnë

Nga: F.B Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:24
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Vuçiq në shënimin e ditës së përkujtimit të bombardimeve të NATO-s, ka theksuar se Serbia nuk është ajo që ishte, se ajo po ndërtohet, forcohet edhe po bëhet faktor, se nuk do poshtërimin dhe do të mbetet vend i lirë, ku askush mos t’i marrë por as mos t’i jap asgjë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se kanw paguar lartë çmimin e atyre ngjarjeve, por po punojmë, po rritemi dhe forcohemi me qëllim që të jemi më të mirët në ekonomi, arsim , shëndetësi, kulturë e sport...

“Duam që të jemi të sigurt në vendin ton, që kurrë mos të vijmë në situatë që të na vrasin fëmijët dhe shkatërrojnë dhe dëbojnë popullin tonë,” ka thënë Vuçiq.

Ne shtoi ai “duam të mbetemi të lirë dhe vetë të vendosim për fatin tonë, por që askush mos të na merr as mos të na jep asgjë”.

Do të përsëris përherë dhe kudo ku është e nevojshme se asgjë është “ideja që Kosova të na njeh, mbase e njohim edhe ne Kosovën”.

Nuk na duhet ajo njohje, na duhet kompromisi, na duhen përmbushja e obligimeve që kemi marr ne edhe Prishtina, të cilat vetëm ne po i përmbushim tha ai.

“Tash kur na kërcënojnë me formimin e Shqipërisë së madhe, kur thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i komunave serbe, e jona është të jemi të qetë dh të kujdesemi për popullin tonë në Kosovë, por edhe të i porosisim qartë se nuk jemi të dobët si ishim dhe se do dimë të mbrojmë tonën, duke mos prek të huajën”, tha Vuçiq.

“Ata që shfrytëzuan forcat e huaja, i lus që mos të na kërcënojnë, mos të mendojnë se Serbia është e thyer edhe nuk ka forcë që të përgjigjet. Ju lusim, vetëm ju lusim, fqinj tanë shqiptar, që mos të na kërcënoni. Vetëm kaq,” ka thënë ndër tjera Vuçiq në fjalimin në përkujtimin e 24 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat