Regjimi i Vuçiqit sulmon ashpër Cramon – kjo është arsyeja

Lajme

Regjimi i Vuçiqit sulmon ashpër Cramon – kjo është arsyeja

Nga: F. B. Më: 27 mars 2021 Në ora: 09:41
Cramon

Autoritetet serbe e kanë kuptuar se nuk është rekomandueshme që publikisht të sulmohet Vladimir Bilçik, raportues  PE për Serbinë për shkak të tekstit të raportit të tij të fundit, prandaj vëmendjen e kanë drejtuar kah raportuesja për Kosovën, deputetja e të gjelbërve Cramon, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Këtë jo zyrtarisht e thonë përfaqësues nga qarqet diplomatike duke komentuar kritikat e ashpra ndaj Viola von Cramon që ka shpreh shefi i diplomacisë serbe Selakoviç.

Sipas këtyre qarqeve kjo strategji mund të “thyej kokën” Beogradit zyrtar, duke pas parasysh hulumtimin se të gjelbrit po rriten në Gjermani.

Sipas këtyre hulumtimeve partia ku bënë pjesë Cramon mund të fitojë vendin e ministrit të punëve të jashtme në zgjedhjet e ardhshme.

Selakoviq e ka quajtur “lëshim” fjalimin e Cramon në PE –“Në vizionin e saj Kosova e vetëshpallur është oazë e euro-entuziazmit dhe lulëzim i demokracisë, ndërsa problemi kryesor është ndotja e ajrit dhe dhuna ndaj grave”, ka thënë ai.

Burime diplomatike kanë thënën se Kramon nuk zgjedh fjalët e kritikës ndaj Vuçiq dhe hapur pranon se angazhohet për pavarësinë e Kosovës “por edhe paraardhësit e saj janë angazhuar për çështjen e njëjtë pavarësi të Kosovës por nuk ka pasur këso kritika.

Burime në Berlin thonë se autoritetet serbe po përpiqen të tregojnë se fjalët e Kramon “nuk kanë peshë” por “nuk është taman ashtu”. Si argument ata përmendin rritjen e madhe që të gjelbrit po shënojnë në Gjermani, që u dëshmua me zgjedhjet në krahinën Baden- Virtemberg dhe Rajna-Palatinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat