Albin Kurti në stadiumin “Fadil Vokrri”, i jep mbështetje Kosovës kundër Suedisë

Lajme

Albin Kurti në stadiumin “Fadil Vokrri”, i jep mbështetje Kosovës kundër Suedisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:12
Albin Kurti

Kanë kaluar rreth 15 minuta në ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë në Prishtinë.

Pas 12 minutash, Suedia e ka gjetur golin e epërsisë përmes Claessonit.

Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” tashmë ka ardhur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti me bashkëpunëtorë.

Image

Kosova e ka nisur sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat