Vaksina që ka ardhur në Kosovë merr një vendim të rëndësishëm

Lajme

Vaksina që ka ardhur në Kosovë merr një vendim të rëndësishëm

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:03
AstraZeneca

Vaksina e AstraZeneca ishte në qendër të vëmendjes globale në javët e fundit dhe mendohet se për këtë arsye drejtuesit e kompanisë kanë vendosur t’i ndryshojnë emrin.

Tashmë, ajo do të njihet si “Vaxzevria”.

Ndryshimi i emrit është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave më 25 mars, pas një kërkese të grupit farmaceutik anglo-suedez.

Lajmi është publikuar dhe në faqen zyrtare të EMA e cila shpalos dhe broshurën e vaksinës, ku shihet se mes efekteve anësore është listuar dhe rastet e rralla të trombozës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat