Reshitaj takohet me specializantët e mjekësisë, premton angazhim për punësim brenda vendit

Lajme

Reshitaj takohet me specializantët e mjekësisë, premton angazhim për punësim brenda vendit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:18
Foto nga takimi

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka vizituar ish-studentët e saj të cilët sot janë specializantë të mjekësisë.

Ajo tha se angazhimi i radhës do të jetë krijimi i mundësive që këto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre dhe mos ta shohin të vetmen shpresë largimin jashtë.

“Nē klinikë me ish studentat e mi që sot janē specializantët e nesër do jenë specialist. Motivi im për të vazhduar përpara.

Angazhimi im i radhës do jetë krijimi i mundësive që keto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre, mos ta shohin të vetmen shpresë largimin jasht. Kosova ka nevojë me shumë se kurrë për kontributin e tyre këtu“, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat