Ky është veprimi i radhës i strukturave paralele të Serbisë

Lajme

Ky është veprimi i radhës i strukturave paralele të Serbisë

Nga: F. Beka Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:10
Mitrovica

Se Serbia ende përmes strukturave të saj pamundëson funksionimin dhe shtrirjen e kompetencave kushtetuese në të gjithë vendin, nuk është çështje e panjohur, mirëpo ajo që duhet të shqetësoj secilin qytetar të thjeshtë deri tek bartësit e institucioneve padyshim është fakti se të gjithë e dinë këtë edhe heshtin.

Vite më parë është thënë se serbët bazuar në marrëveshjen e Brukselit obligohen të shuajnë strukturat paralele në Kosovë në të gjitha fushat dhe nivelet, ndërkohë që Beogradi vazhdimisht akuzon Prishtinën për mos përmbushje të marrëveshjes e vetë me “dy këmbët” jo që nuk përmbush po shkel ato marrëveshje.

Serbia vazhdon të funksionojë jo vetëm në veriun e Kosovës por edhe në viset tjera të vendit, që nga strukturat e sigurisë, shëndetësisë, arsimit e deri tek veprimi i papenguar i BIA-së, infiltrimi i këtyre struktura në thelb të pothuaj të gjitha institucioneve tona dhe kjo heshtje me apo pa qëllim “vret” shtetësinë e Kosovës që vazhdojmë ta konsolidojmë edhe ndërtojmë.

Sot përmes një kumtesë nga i ashtuquajturi rrethi Kosovë-Mitrovicë ri-konfirmohet vazhdimi i punës së institucioneve dhe struktura paralele serbe, ku thuhet se “njohja me nevojat e qytetarëve është punë me të cilin merret drejtuesi i rrethit Kosovë-Mitrovicë për një kohë të gjatë, ndërsa për ndihmë po iu drejtohen edhe rrethet tjera në Kosovë.

Në kumtesë thuhet se rrethi Kosovë-Mitrovicë përfshin dhe mbulon hapësirën e komunave  veri i Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan, Skenderaj dhe Zubin Potok, ndërsa krye-shef i rrethit është Slavko Simiç, shkruan “Kosovo-online”.

“Shërbimi inspektoria jo rrallë vepron edhe në hapësirat e rretheve tjera, që kushtëzohet me situatën specifike në të cilën vepron Serbia në territorin e krahinës jugore. Krye-shefi dhe shërbimi inspektoria me atë të ekspertëve në të ardhmen planifikon të iu ndihmoj secilës kërkesë nga rrethet e Kosovës edhe nëse nuk janë banorë të rrethit tonë” thuhet në kumtesën e rrethit të Mitrovicës.

Sipas kumtesës në harmoni me aktet ligjore të Republikës së Serbisë dhe kompetencave të rrethit duhet të ju dilet në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë, thuhet në njoftimin e këtij rrethi.

Andaj kjo duhet të jetë një vërejtje për të gjitha institucionet tona, që të veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës edhe të ndalohet veprimi i hapur i këtyre strukturave dhe atyre politikanëve që kryejnë këto funksione e që në një të shkuar jo të largët ishin pjesë e qeverisë, Kuvendit apo sistemit të shtetit te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat