Alarmohet Serbia/ “Schib politikani i parë perëndimor që përdori fjalën gjenocid”

Lajme

Alarmohet Serbia/ “Schib politikani i parë perëndimor që përdori fjalën gjenocid”

Nga: F. B. Më: 10 prill 2021 Në ora: 09:40
Tomas Schib

Deklarata e ambasadorit gjerman Schib rreth domosdoshmërisë së bombardimeve për ndalimin e katastrofës humanitare edhe gjenocidit në Kosovë, vazhdon të debatohet e kritikohet në Serbi, ish diplomati Vladislav Jovanoviç  tha se “është e qartë se Scibn ka bërë hap të gabuar me këtë deklaratë”, ndërsa Milivojeviç tha se “Schib është politikani i parë perëndimor që përmend fjalën gjenocid”, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Jovanoviç nënvizoi se shtrohet pyetje nëse Schib deshi të arsyetoj bombardimet me këtë deklaratë, duke përmend faktin se lufta u ndalua dhe nuk ishte legale.

"Është e qartë se ambasadori gjermani bëri hap të gabuar. A e bëri këtë si obligim për arsyetimin e agresionit të NATO-së apo vetëm ikje nga njëra temë në tjetrën. Sipas drejtës ndërkombëtare  lufta është e ndaluar dhe është e caktuar mundësia kur vetëm në dy raste mund kryhen aksione ushtarake. Një për mbrojtje dhe dy për ruajtje të paqes dhe sigurisë. Vendet e NATO-së kanë kryer aksion ndaj një vendi që asgjë nuk iu ka bërë”, tha ai.

Ndërsa diplomati tjetër Zoran Milivojeviç tha se Schib është politikani i parë perëndimor që përmend fjalën gjenocid duke ngritur gjithë tregimin në nivel të lartë me qëllim që më lehtë të arsyetohet krimi që bëri NATO.

"Nga aspekti i raporteve me Gjermaninë dhe qëndrimin, është e domosdoshme të sqarohen gjërat. A është ky qëndrim personal apo i shtetit. Fjala kyçe këtu është gjenocid, është i pari që përmend nga politikanët perëndimor. Deri tash u fol për intervenimin humanitar, Ngritja në nivelin e gjenocidit është interes i perëndimit. Andaj duhet sqaruar nga organet tona raportet me Gjermaninë. I gjithë tregimi u ngrit në nivel gjenocidi me qëllim më lehtë të arsyetohet ajo që është bërë”, tha Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat