Daçiq: Historitë se Preambula mbi Kosovën e Kushtetutës serbe do të ndryshojë janë boshe

Lajme

Daçiq: Historitë se Preambula mbi Kosovën e Kushtetutës serbe do të ndryshojë janë boshe

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:22
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se është e nevojshme të hapet edhe një herë një debat publik mbi ndryshimin e kushtetutës së Serbisë.

Ai ka theksuar se kjo duhet të ndodhë ekskluzivisht lidhur me një ndryshim në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.

“Historitë që preambula mbi Kosovën do të ndryshojë janë histori boshe”, theksoi Daçiq në TV Pink.

Ai deklaroi se komisioni parlamentar nuk e ka miratuar propozimin për ta ndryshuar kushtetutën, por mori vendimin që, para se të miratohet, të mbahet një raund tjetër i konsultimeve, duke pasur parasysh pikëpamjet e ndryshme dhe nevojën për ta formuar një konsensus shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat