Mediat serbe këtojkë Asociacionin e Komunave serbe

Lajme

Mediat serbe këtojkë Asociacionin e Komunave serbe

Nga: F.B Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Sot bëhen tetë vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa serbët e Kosovës nuk panë Asociacionin e komunave që duhej të ju garantonte kompetenca në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe planifikim rural, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Përkundër insistimit të Vuçiq dhe zyrtarëve serb në bisedimet me politikanë evropian edhe botëror kanë kaluar 2 mijë e 920 ditë dhe pika kyçe ende mbetet shkronjë e vdekur.

Përfaqësuesit e Prishtinës edhe Beogradit me 19 prill 2013 pas 6 muaj bisedime dhe 10 raundeve kanë nënshkruar marrëveshjen me 15 pika, prej të cilës 6 kanë të bëjnë me asociacionin e komunave që llogaritet “palca kurrizore” e dokumentit që u cilësua sukses i madh diplomatik.

Pikat tjera kishin të bënin me policinë, gjyqësinë, zgjedhjet lokale dhe ato që realizimi ishte obligim i Beogradit sipas gazetës janë përmbush.

Marrëveshja detaje të së cilës janë harmonizuar në vitin 2015 me ndërmjetësimin e shefës së diplomacisë evropiane Eshton  janë nënshkruar nga kryeministrat Thaçi e Daçiq, që sipas Thaçit përbënte “fillim të erës së re – erës së pajtimit”.

Ai nënshkrim i palëve serbëve në Kosovë duhej të ju sillte bashkësinë e 10 komunave me shumicë serbe në veri dje jug të Ibrit.

Asociacioni sipas “Politikës” duhej të kishte kryetarin dhe nënkryetarin, Kuvendin, statusin, simbole zyrtare – flamurin dhe stemën dhe të përfshinte Leposaviqin, Zveçanin. Veriun e Mitrovicës, Zubin Potokun, Parteshin, Ranillugun, Novo Brdon, Graçanicën , Shterpcën dhe Kllokotin, ndërsa shefja e diplomacisë evropiane kishte pritje të mëdha nga marrëveshja.

Daçia pas nënshkrimit kishte thënë se kjo është maksimumi që mund të arrihej. Por Prishtina në nëntor 2018 vendosi taksat në mallrat serbe dhe bllokoi dialogun dhe asociacionin duke dërguar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese.

Asociacioni nuk u formua dhe dialogu edhe më tutje i ndërprerë, ndonëse ShBA me marrëveshjen e Uashingtonit u përfshinë në te. Ndërkohë shumë vende tërhoqën njohjen për Kosovën.

BE para më shumë se një vit emëroi Lajçak të dërguar special për dialog edhe Ballkan, në vend të Mogerinit që paso Eshton.

Dialogu është në ndërprerje dhe u shty për shkak pandemisë, zgjedhjeve në Ksoovë dhe shkuarjes së politikanëve shqiptar në Hagë dhe ndryshimit të kreut të institucioneve të Prishtinës. Serbia vazhdon të jetë e gatshme për dialog dhe nga presidentja e ren që do jetë në ekipin e bisedimeve Vjosa Osmani përkundër insistimit ndërkombëtar se dialogu duhet të jetë prioritet, Prishtina së pari dëshiron vaksinimin e qytetarëve pasta dialogun.

Sipas vlerësimit të ish-kreut të zyrës së ashtuquajtur për Kosovën Gjuriq, Prishtina me këtë qëndrim e bënë dialogun të pakuptim dhe humb kredibilitetin në sytë e atyre prej të cilëve merrte mbështetjen balanco.

Ndërsa Vuçiq ditë më parë ka paralajmëruar dy vizita në Bruksel dhe pret bisedime konstruktive, po sipas tij dialogu mund të vazhdojë në maj apo qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat