Petkoviç akuzon Jeremiçin, u angazhua për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Petkoviç akuzon Jeremiçin, u angazhua për pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:31
Vuk Jeremiç

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës, Petar Petkoviç akuzoi në rrjetin social Tviter Vuk Jeremiç veçanërisht u angazhua që miqve të vetë në Prishtinë të i siguroj pavarësinë e Kosovës! Ai tha se me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, Beogradi evitoi përndjekjen e popullit serb nga Kosova, duke akuzuar liderin e Partisë Popullore angazhohej të sigurojë pavarësinë e Kosovës, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

“Para 8 viteve me dialog dhe marrëveshje Beogradi evitoi përndjekjen e popullit të Kosovës, ndërsa më herët Jeremiç u angazhua të mundësoj vendimin se pavarësia e Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”.

Andaj “të lutem mos na ndihmo më”, ka shkruar petkoviç në përgjigje të provokimit të Jeremiç lidhur me marrëveshjen e nënshkruar të Brukselit.

Petkoviç me përgjigjen ka vendosur edhe foto, në të cilat sipas tij gazetat shqiptare e falënderonin sepse iu konfirmoi pavarësinë.

“Vuk Jeremiç urgjent ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetutes të Drejtësisë lidhur me legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Dëshira e diplomatit serb ishte përmbushur. Pavrësia u konsiderua në harmoni me ligjet ndërkombëtare”.

Serbët nuk harrojnë dhe mbajnë mend mirë poshtërimin nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare dhe shqiptarët, si edhe të Vuk Jeremiç që i ka ndihmuar në këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat