Reagon ambasadori gjerman, e quan të rrejshëm lajmin se “non paper” është propozim gjermano-francez

Lajme

Reagon ambasadori gjerman, e quan të rrejshëm lajmin se “non paper” është propozim gjermano-francez

Nga: F.B Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:19
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar sot përmes rrjetit social Twitter lidhur me lajmin se dokumenti jo formal “non paper” është propozim gjerman edhe francez, duke e cilësuar lajm të rrejshëm, përcjell Bota sot.

Rohde ka shkruar se një dokument i tillë mbase ekziston, por nuk është gjermano-francez dhe Gjermania mbështet dialogun që udhëhiqet nga BE dhe i dërguari special Lajçak.

"I ashtuquajturi ‘non paper gjermano-francez’ që u botua në Koha Ditore është lajm i rrejshëm! Mbase ka një dokument të tillë, por sigurisht nuk është gjermano-francez. Mbështetja jonë e plotë është për dialogun që udhëhiqet nga BE dhe i dërguari special Lajçak, siç ka deklaruar edhe ministri i jashtëm gjerman Maas të enjten në Prishtinë”, shkroi Rohde në Twitter.

Media ka shkruar se mbrëmë ka pranuar një dokument jozyrtar që e kanë përgatitur Gjermania edhe Franca që përbën iniciativë të përbashkët për vazhdimin e dialogut që duhet të rezultojë me marrëveshje përfundimtare.

Në "non-paper" thuhet se do të krijohet një qark autonom në veri sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Kisha Ortodokse Serbe do ketë status të privilegjuar, ndërsa Beogradi do të obligohet që mos të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat