Rivaliteti mes hoxhallarëve në Pejë, Enes Goga nxjerrë xhematin jashtë, për të injoruar Safet Pushkën

Lajme

Rivaliteti mes hoxhallarëve në Pejë, Enes Goga nxjerrë xhematin jashtë, për të injoruar Safet Pushkën

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:59
Enes Goga

Ishin duke kryer namazin në xhaminë “Kushumliu” në Pejë, kur papritur në derë hyri kryeimami i Pejës, hoxhë Enes Goga, duke iu kërkuar kështu xhematit që po kryenin ritin e përditshëm fetare, që të ndërpresin atë.

Arsyeja pse hoxha Goga bëri një kërkesë të tillë në videon e publikuar rezulton të jetë imami Safet Pushka, i cili sipas tij nuk është i autorizuar për të falur namazin në këtë xhami.

“Nuk bën të faleni, nuk e keni të lejume me u fal, pas një  imami që nuk është i autorizum, nuk ka autorizim. Hajdeni lirojeni, lirojeni rrugën.. Djem pa fjalë, pa zhurmë. Na nuk mundemi me u rreh këtu. Le të del xhemati jashtë…”, dëgjohet teksa thotë hoxha Goga.

Ndërsa xhemati në momentin kur hoxha hynë në xhami dhe fillon t’u flas, mbesin konfuz, e shumica prej tyre vetëm fillojnë të dalin.

I kontaktuar kryeimami i Pejës, ka pohuar këtë situatë duke bërë të ditur se kishte ndodhur para dy javësh dhe se tashmë është mbyllur si çështje.

“Me datën 12 prill një imam ka qenë i paautorizuar dhe unë i kam thanë që duhet me shku në vendin tënd të punës edhe kaq. Më 12 prill ka qenë ngjarja, kurgjo s’ka qenë. Kurgjo s’ka ndodh.. Nuk e di ku është interesi publik me u marr me këtë punë”, tha Goga.

Në anën tjetër në po këtë video shihet se si hoxha Safet Pushka vazhdon të kryej faljen e namazit.

Pushka që 10 vite është imam në BIK, dhe ushtron profesionin e tij në një xhami tjetër, ndërsa po ashtu ka kërkuar sipas këtyre burimeve që të transferohet në këtë xhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat