Dodik: Nëse mundet Kosova të jetë e pavarur – pse Srpska nuk mund të jetë e pavarur

Lajme

Dodik: Nëse mundet Kosova të jetë e pavarur – pse Srpska nuk mund të jetë e pavarur

Nga: F.B Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:21
Milorad Dodik

Anëtarët e kryesisë së BeH kanë mbajtur një takim–online me shefin e diplomacisë evropiane Joseph Borrell ka njoftuar RTV Srpska, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Anëtari serb i kryesisë dhe kryesuesi i BeH, Milorad Dodik, theksoi se me Borrell biseduan për dokumentin jo formal "non paper" dhe situatën aktuale epidemiologjike, por edhe për Kosovën dhe republikën Srpska.

Pas takimin, Dodik nënvizoi se boshnjakët me ngulm dëshirojnë të ri-integrojnë të gjithë BeH si e mendojnë ata, në të cilën nuk do të ketë serb dhe kroat.

"Kjo do të ishte në një krijesë qytetare që ata vazhdimisht e shtyjnë, sepse mendojnë se tingëllon mirë të vendet perëndimore dhe kërkojnë rregullim qytetar që nuk është e aplikueshme në rastin e BeH”, tha ai.

Sipas tij nëse në një periudhë kohore nuk ka marrëveshje në kuadër të BeH dhe asaj si të ecet tutje, më normal është në pritje ndarja e qetë.

"Kjo është ajo që i kam thënë edhe komisarit, pasi ai sinqerisht ftoi në takim dhe sinqerisht i thashë se nuk mund të presin që serbët të mbështesin pranimin e Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa Sprska të mbetet në kënetën e BeH, si ata mendojnë edhe duan”, tha Dodik.

Është e domosdoshme të gjendet balanci mes asaj, sepse janë dy situata identike dhe nuk mund të kenë zgjidhje të ndryshme.

Nëse Kosova është e pavarur tha Dodik, pse nuk mundet Sprska të jetë e pavarur dhe sipas cilit parim.

"Ky qëndrim ka nxitur anëtarët tjerë të kryesisë, ndërsa Komshiq ka braktisur takimin pas konstatimeve të mia se është e pakëndshme të jetë në kryesi që do udhëheq bisedime edhe mbështet qëndrime të tilla, pasi kemi Komshiqin që përfaqësuesit tjerë kroat nuk e konsiderojnë legjitim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat