Vulin i ‘përgjërohet’ Vuçiqit, ka një kërkesë rreth Kosovës

Lajme

Vulin i ‘përgjërohet’ Vuçiqit, ka një kërkesë rreth Kosovës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:18
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin, që i pëlqen të vishet në uniformë e të luaj të fortin, kur vjen puna e shefit është mjaft i përulur dhe pranon të luaj palaçon e pallatit. Ai e luti presidentin serb që t’i shmanget kurtheve të perëndimit me këto non paper e të bëjë këtë sakrificën e madhe që ndoshta do të jetë beteja e fundit e Vuçiqit sipas tij.

Në frymën e ultra nacionalistëve serbë që i hynë teorive të komplotit rregullisht në Serbi, Vulin në një deklaratë të partisë së tij Lëvizja Socialiste e Serbisë ka shkruar se Vuçiq duhet të refuzoj çdo bisedë për pranimin e Kosovës.

“Kërkoj nga presidenti Vuçiq të refuzoj çdo bisedë për pranimin dhe fuqive të mëdha që kanë shkruar non paper t’i njoftoj se zgjidhja e çështjes së Kosovës e Metohisë nuk mund të gjendet pa e gjetur atë për Republikën Serbe dhe çështjen kombëtare serbe në përgjithësi” ka thënë Vulin.

Këto gjeste përkuljeje para Vuçiq i bënte më parë Djuric që arriti në Washington tani lojërat po i luan Vulin që e ngriti në qiell liderin ‘martir’ serb që po sakrifikon aq shumë.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm që nëse presidenti Vuçiq refuzon nismën e fuqive të mëdha, që kjo fare lehtë mund të jetë beteja e tij e fundit” tha ai.

Kjo maskarada vazhdoi me shpalosjen e kërkesave ultra nacionaliste serbe të Vulin duke i harxhuar atij krahu municionin për të sulmuar pushtetin e Vuçiq vazhdoi me ‘kërkesën e madhe’.

“Nëse duan marrëveshje përfundimtare, atëherë fuqitë e mëdha le të propozojnë edhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare serbe në tërësi, e jo vetëm në një pjesë të botës serbe. Kërkoj nga Vuçiq që me sakrificën e tij, edhe një herë, të ndaloj pranimin e Kosovës. Vetëm ai mundet dhe guxon ta bëjë. Po kërkoj shumë, por kam edhe nga kush”  tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat