Këshilltari kryesor i Erdoganit shkon për iftar në shtëpinë e Pacollit në Hajvali

Lajme

Këshilltari kryesor i Erdoganit shkon për iftar në shtëpinë e Pacollit në Hajvali

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:24
Foto nga vizita

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njofton se është vizituar për iftar nga këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin.

Pacoli ka thënë se është ndjerë i nderuar nga vizita e tyre.

Postimi i plotë:

Me vizitën e tij në Iftar në shtëpinë time, unë u nderova nga Këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin. Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjën e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës “Fundjavë Ndryshe” dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat