Vuçiq shpreh hapur qëllimin për Mitrovicën, tregon a qëndron Angelina Eichhorst pas “Non-paper”

Lajme

Vuçiq shpreh hapur qëllimin për Mitrovicën, tregon a qëndron Angelina Eichhorst pas “Non-paper”

Nga: F.B Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:18
Aleksandar Vuçiç

“Nuk guxojmë të shtyhemi me gjoks dhe të pranojmë çdo gjë që ofrohet, duhet mirë të analizojmë dhe të marrim vendim të drejtë”, ka thënë presidenti i Serbisë duke komentuar “non-paperin”, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Këtë Vuçiq e tha duke komentuar dokumentin jo formal që qarkullon në media dhe duke shtuar se Serbia është e hapur për dialog.

“Zgjidhja e kompromisit për ne është zgjidhja e vetme, unë kam parë çfarë flasin të tjerët, bile edhe ata që nuk janë kompetentë...Por unë jam vetëm një njeri i vogël i Ballkanit, andaj nuk dua të komentoj”, tha Vuçiq.

Ai sqaroi deri ku ka arritur analiza e atij dokumenti të ri dhe si e trajton Serbinë ai.

“Në këtë dokument ka shumë përfitime për Serbinë, por ajo nuk është ajo që duam ne, ne e kemi parë çka shkruan për Mitrovicën, çfarë i ofrohet popullit...gjithçka! Por nuk guxojmë të shtyhemi me gjoks dhe pranojmë çfarë na ofrohet, duhet të analizojmë dhe marrim vendimin e duhur”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk mund të konfirmojë si autore të këtij dokumenti drejtoreshën për punë të jashtme (EEAS) për Evropë Angelina Eichhorst sepse është i bindur se ajo nuk e ka bërë.

“Nuk mund të konfirmoj , mendoj se nuk është ajo. Kjo nuk ngjan në Eichhorst dhe jam i bindur se nuk e ka përpiluar ajo”, tha ai.

Ai ka fol edhe lidhur me dialogun e brendshëm mes subjekteve politike, pa ndërmjetësimin e të huajve, ku është biseduar me argumente dhe beson se do ketë rezultate.

“Duhen vendose rregulla e procedura që do vlejnë për të gjithë, për ata në pushtet edhe opozitë dhe ku të gjithë njëjtë do jenë të kënaqur apo të pakënaqur. Kjo është më e mira që mund të bëjmë , që të mund të thërrasim qytetarët në zgjedhje të lira e populli të vendos”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat