Vuçiq rreth “non paper”: Serbia nuk mundet dhe nuk guxon të pranojë Kosovën

Lajme

Vuçiq rreth “non paper”: Serbia nuk mundet dhe nuk guxon të pranojë Kosovën

Nga: F. B. Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:10
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, komentoi “non paper” duke deklaruar se “për ne e rëndë dhe e papranueshme është njohja e Kosovës, por ka edhe tjera”, transmeton “Bota Sot”.

Ndërsa lidhur me pyetjen konkrete “detajin rreth Mitrovicës”, Vuçiq tha: "Kjo është një zonë urbane që e kanë serbët dhe të cilën duan ta marrin. Ka edhe gjëra tjera, por letra është përpiluar nga dikush shumë kompetent që kupton të gjitha. Gjithsesi nuk do ta kemi lehtë. Por kjo është letër më e mirë se plani Ahtisari dhe nga çdo ofertë që kemi marr deri tash. Kjo dëshmon se ajo që thonë se nuk do merrni letër më të mirë, nuk kanë të drejtë, por nganjëherë vjen, nuk them rastin konkret, kur situata kur vërtetë nuk ka më mirë. Këtë Millosheviq u dashtë ta kuptojë – deri kur mundesh dhe kur nuk mundesh më. Kjo është në udhëheqjen shtetërore”, tha Vuçiq.

Kur doli  "non paper" i parë të gjithë drejtuan gishtin ka Sllovenia dhe Jansha.

“Problem është si të ju sqarohet serbëve se të gjithë kanë të drejtë në gjithçka. Detyra jonë është qasja e mençur, ruajtja e paqes e stabilitetit dhe të luftojmë për interesa ekonomike më shumë se territoriale, nuk po flas për Kosovën. Ashtu si nuk i kemi kuptuar disa porosi në vitet 90-ta, e pastaj pësuam, duhet të kuptojmë gjendjen e gjërave, të investojmë në inteligjencën artificiale, robotikë, IT të shkojmë në ardhmëri”.

 “Nëse vazhdojmë të zhvillohemi me këtë ritëm, kaq shpejtë nga të gjithë në regjion, asgjë tjetër nuk na duhet. Për këtë nuk guxojmë të lejojmë që askush të na provojë. E unë dua të mbetem i mbajtur mend jo për dy vjet por për 50, si president që ndërtoi më së shumti spitale, qendra, shtëpi shëndeti, auto-rrugë , muze, hekurudha, teatro, jo të mbahem mend si dikush që iu sjell nënave fëmijët në sënduk” tha ai.

Lidhur me kryeministrin e Kosovës Kurtin, ai tha “duhet të tregojë vullnet të mirë për bisedime".

"Do të jetë nën presion të madh, por ai tregton me këtë, do të tregojë se është shumë i rëndësishëm. Tregon raportin ndaj neve dhe ndërmjetësve, po puna e tij. Të jem i sinqertë, nuk jam i fascinuar me Kurtin".

Vuçiq sot në hapje të punimeve në korridorin e Frushka Gorës lidhur me “non paper” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përsëriti se "Serbia këtë nuk mund ta pranojë për shkak njohjes së Kosovës, ndërsa gjithçka tjetër, kurrë s’do të marrim letër më të mirë”.

“Lidhur më këtë unë jam nga ata që flasin këto gjëra sepse kam thënë se do marrim letër më të mirë”, shtoi ai.

Serbia nuk mundet dhe nuk guxon të pranojë Kosovën, por pjesa tjetër e dokumentit kurrë nuk do të na ofrohet.

“Për këtë dikush e ka vendosur aty, që kurrë mos të na ofrohet”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat