Eskalon akademiku serb: Krivokapiq s’ka arsye që ta urojë Albin Kurtin, Kosova s’është shtet

Lajme

Eskalon akademiku serb: Krivokapiq s’ka arsye që ta urojë Albin Kurtin, Kosova s’është shtet

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:11
Akademiku serb, Matija Beçkoviq

Akademiku serb, Matija Beçkoviq ka thënë se kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq s’ka arsye ta urojë kryeministrin Albin Kurti për detyrën, sepse Kurti sipas tij është kryeministër i “asgjëje” kur Kosova “s’është shtet”.

Beçkoviq ka thënë se nuk e di saktë se çka është kryeministri Albin Kurti dhe se çështja është zgjidhur më 1389 dhe se nuk ka nevojë të fillohet me atë temë duke shtuar se serbët e dijnë se çfarë kanë në zemrat e tyre dhe derisa e dijnë të vërtetën nuk e shohin asnjë lloj provokimi.

“Ne duhet të kemi pak durim”, tha ai, duke shtuar “sepse në Malin e Zi, 600 mijë qytetarë ndërhyjnë në politikë sikur mendojnë se janë 600 milionë”, tha ai, ka thënë ai për portalin malazez.

“Nëse vazhdohet kështu do të përfundohet me 600 mijë parti politike në Mal të Zi”, shtoi ai.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dje ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat