Petkoviq zhvillon vizitën e dytë përbrenda një jave në Kosovë

Lajme

Petkoviq zhvillon vizitën e dytë përbrenda një jave në Kosovë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:39
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kosovë nga sot.

Media serbe Tanjug shkruan se kjo vizitë e tij po zhvillohet me rastin e festës së Pashkëve.

Siç njoftoi kjo zyre, Petkoviq do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së sotme në manastirin e Graçanicës.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, Petar Petkoviq ka vizituar Kosovën, me ç’rast u dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, donacion nga Serbia.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pati thënëe herën e fundit i është dhënë leja Petar Petkoviqit për të hyrë në Kosovë.

I njëjti pati dhënë çelësa banese për banorët serbë të Mitrovicës së Veriut, duke e paraqitur si dëshmi se Serbia po investon në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat