​Policia realizon planin në interes të shëndetit publik

Lajme

​Policia realizon planin në interes të shëndetit publik

Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës edhe në këtë ditë vikendi, ka vazhduar realizimin e planeve konkrete që i janë dedikuar sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Sipas Policisë, janë duke u implementuar plane operative, përfshirë planin për ofrimin e sigurisë gjatë festës së 1 Majit, planin operativ për parandalimin e incidenteve kriminale në kryeqytet dhe në rrugën B në Prishtinë.

Si dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendi me inspektorët e AUV, për zbatimin e masave anti COVID.

“Vetëm duke respektuar masat anti COVID, mund të arrihet parandalimi i përhapjes së pandemisë, andaj të kontribojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat