Ish-gjyqtari i EULEX-it: Çka po bënë bashkësia ndërkombëtare që të vendos para drejtësisë serbët?

Lajme

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Çka po bënë bashkësia ndërkombëtare që të vendos para drejtësisë serbët?

Nga: F.B Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:04
Malkolm Simons

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malkolm Simons ka shtruar një pyetje përmes rrjetit  social Twiter ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rode, çka po bënë bashkësia ndërkombëtare që të vendos para ligjit dhe drejtësisë pjesëtarët e kombësisë serbe, transmeton “Bota Sot”.

Simons këtë pyetje dhe reagim e bëri në deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë Rode i cili në Twiter theksoi se “nuk mund të ketë paqe afatgjate pa drejtësi”.

“Ambasador në Kosovë, Jorn Rode, çka po bënë bashkësia ndërkombëtare që të vendos para ligjit dhe drejtësisë pjesëtarët e kombësisë serbe”, ka shkruar Simons në Tviter.

"Drejtësia për të gjithë...jo vetëm për disa", ka shtuar ish-gjyqtari i EULEX-it.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode në publikimin e tij më herët në Twiter nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Gjykatës Speciale.

“Paqe të përhershme në shoqëri nuk mund të ketë pa drejtësi. Këtë iu kemi borxh edhe familjeve të viktimave. Me rëndësi është që të mbështetet puna e Gjykatës Speciale që është përfshirë në ligjet e Kosovës”, ka shkruar Rode.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat