Arben Ahmeti i reagon Ramush Haradinajt: Albini nuk është ufo e as jashtëtokësorë, por...

Lajme

Arben Ahmeti i reagon Ramush Haradinajt: Albini nuk është ufo e as jashtëtokësorë, por...

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:20
Arben Ahmeti

Analisti politik dhe gazetari Arben Ahmeti, ka reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, thotë se Kurti nuk është rekrutuar nga shërbimet serbe e as ruse e kineze, duke shtuar se ai nuk është ufo e as jashtëtokësorë.

Por, sipas tij, Haradinaj e ka humb lidhjen me realitetin dhe po iu duket që ka ndodh diçka e pazakonshme.

Sipas tij, qytetari ka vendosur që ta provoj edhe Albinin.

Postimi i plotë:

Jo Ramush.

As nuk është i rekrutuar nga shërbimet serbe, as ruse e as kineze.

Albini as nuk është ufo e as jashtëtokësorë Ramush.

E di që e keni humb lidhjen me realitetin dhe po i'u duket që ka ndodh diçka e pazakonshme. Sepse logjika brenda "kutisë" në të cilën jetoni, nuk e arsyeton rezultatin e 14 shkurtit.

Por e vërteta është se e keni humb realitetin.

Dhe qytetari që nuk ka pa perspektive në dy dekada, ka vendos ta provoj Albinin.

Edhe ky mundet me qenë dëshpërim por kjo nuk nënkupton se populli do t'u kthehet serish juve.

A.A - ideator i fakteve te hidhura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat