Publikohen pamjet/ “Beteja” e nxehtë në Ballkan, Rusia sfidon amerikanët në Shqipëri, çon ushtrinë në Serbi

Lajme

Publikohen pamjet/ “Beteja” e nxehtë në Ballkan, Rusia sfidon amerikanët në Shqipëri, çon ushtrinë në Serbi

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:00
Moska dhe Beogradi vendosën që të nisin stërvitjen e 200 trupave speciale.

Ballkani kthehet edhe njëherë në kryefjalë e gjeopolitikës. Prej disa javësh në Shqipëri kanë zbarkuar mijëra trupa dhe armatime, artileri e rëndë amerikane në kuadër të stërvitjes më të madhe të NATO-s, “Defender Europë 21” teksa ushtrimet janë përqendruar në 7 baza edhe në Shqipëri.

Ashtu sikur pritej, Rusia nuk ka qëndruar indiferente duke bërë lëvizjen e saj. Moska dhe Beogradi vendosën që të nisin stërvitjen e 200 trupave speciale që do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”.

Image

“Duke demonstruar aftësi të larta luftarake dhe profesionalizëm, njësitë e forcave speciale të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë kryen me sukses të gjitha detyrat e caktuara” shkruajnë mediat serbe.

Kjo stërvitje e Rusisë në rajon shikohet si lëvizje për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat