​Bekim Jashari kujton Xheladin Kabashin: Tash e 22 vjet s’dihet për fatin e tij

Lajme

​Bekim Jashari kujton Xheladin Kabashin: Tash e 22 vjet s’dihet për fatin e tij

Më: 23 maj 2021 Në ora: 22:11
​Bekim Jashari kujton Xheladin Kabashin: Tash e 22 vjet s’dihet për fatin e tij

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka kujtuar luftëtarin e lirisë, Xheladin Kabashi, i cili është njëri prej shumë të zhdukurve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Jashari në një postim në Facebook ka shkruar se edhe sot, 22 vjet pas zhdukjes së Xheladin Kabashit, kujtojmë e nderojmë luftën dhe kontributin e tij për lirinë që sot po e gëzojmë.

Postimi i plotë:

Luftëtari i lirisë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Kabashi, është njëri prej shumë të zhdukurve që tash e 22 vjet nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që ende agresori serb nuk ka dhënë përgjegjësi për të zhdukurit tonë që na mungojnë të gjithëve.

Edhe sot, 22 vjet pas zhdukjes së Xheladin Kabashit, kujtojmë e nderojmë luftën dhe kontributin e tij për lirinë që sot po e gëzojmë.

P.S. Foto me rastin e vizitës bërë një vit me parë familjes Kabashi, të cilës i ndamë mirënjohje për luftëtarin Xheladin Kabashi, për kontributin dhënë për Lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat