Çeku e bën atë që nuk e bënë ministrat e tjerë

Lajme

Çeku e bën atë që nuk e bënë ministrat e tjerë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:42
Hajrulla Çeku është fotografuar i ulur bashkë me një aktor grevist, Sokol Plakolli

Një gjest i mirë si rrallëherë është parë nga një ministër i Qeverisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është fotografuar i ulur bashkë me një aktor grevist, Sokol Plakolli përpara objektit të MKRS-së.

Çeku duket se po ia dëgjon hallet këtij të fundit, derisa shihen të ulur bashkë.

I mbështjell me thes të mbeturinave, kandidati për udhëheqës artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sokol Plakolli po mban grevë urie para MKRS-së, duke kundërshtuar anulimin e konkursit për udhëheqës artistik të TKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat