Jansha tregon se si të zgjidhet çështja e Ballkanit – problemet do zhduken kur...

Lajme

Jansha tregon se si të zgjidhet çështja e Ballkanit – problemet do zhduken kur...

Nga: F.B Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:09
Ilustrim

Kryeministri slloven Janez Jansha ka mbështetur zgjerimin e BE në Ballkanin perëndimor, duke vlerësuar se anëtarësimi në BE do të zgjidh shumë probleme të regjionit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Zgjerimi i BE-së është në interesin tonë të përbashkët, ato duhet të jenë përgjigja jonë strategjike në shumë sfida”, tha Jansha në konferencën virtuale të përbashkët me gazetarë së bashku me kreun e PE-së Davis Sasoli.

“Pas takimit me krerët e PE-së ku u prezantuan prioritetet e kryesimit slloven të BE-së nga 1 korriku, Jansha sugjeron pranimin e tërë Ballkanit në BE, që do ndihmojë në zgjidhjen e problemeve si migrimit dhe përzierjes malinje të rivalëve gjeo-strategjik si Kina, Rusia e Turqia”, ka njoftuar portali i Brukselit “Politiko”.

"Nëse më pyesni si mund të zgjidhen që kanë të bëjnë me kufijtë tanë”, do përgjigjem “ashtu që të kemi perspektivë evropiane...nëse lejojmë vende të caktuar të bëhen pjesë e BE-së dhe anëtar, ato probleme do të zhduken” tha ai.

Jansha paralajmëroi se gjatë kryesimit slloven, me 6 tetor do të mbahet samiti jo-formal i vendeve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit, ku do tentohet që çështjet të lëvizin nga pika e vdekjes.

Sipas medieve kroate e sllovene, Jansha tha se Sllovenia mbështet hyrjen e Kroacisë, Bullgarisë e Rumanisë në hapësirën Shengen si hap i forcimit të sigurisë në Evropë.

Ndër prioritetet, sipas Janshës është krijimi i Institutit evropian për të drejta kushtetuese, që do zgjidhte kontestet mes Brukselit dhe kryeqyteteve kombëtare në lidhje me sundimin ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat