Greqia dhe pranimi i Kosovës? Vuçiq: Jemi njoftuar zyrtarisht – kemi ftuar ambasadorin grek

Lajme

Greqia dhe pranimi i Kosovës? Vuçiq: Jemi njoftuar zyrtarisht – kemi ftuar ambasadorin grek

Nga: F. B. Më: 27 maj 2021 Në ora: 21:09
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se ka marr njoftim zyrtar se Greqia synon të avancojë raportet me Prishtinën në nivel zyrës dhe drejtorëve  politik , por shpreson në miqësinë me Athinën dhe nuk do shkohet një hap tutje  në pranimin e pavarësisë, shkruan “B92”, transmeton ”Bota Sot”.

Këtë Vuçiq e tha për gazetarët pas takimit me patriarkun Porfirije dhe krerët e SPC, ku theksoi se Greqia në kohën e taksës nga Prishtina ka dhënë mundësi për hapjen e zyrës ekonomike, ndërsa tash ka shkuar një nivel më lartë.

"Jemi njoftuar se të premten do avancojnë raportet në nivel më të lartë të drejtorëve politik, që është niveli më i lartë deri te niveli i ministrit” tha Vuçiq.

Vuçiq tha se do të lus Greqinë që mos të ndodhë kjo sepse hapi tjetër është pranimi i pavarësisë.

Ky është problem sepse me këtë dëshmohet se Evropa kur është fjala për Kosovën mund të jetë e bashkuar kundër interesit të Serbisë, por edhe për faktin se kjo është kundër të drejtës ndërkombëtare.

Ai tha se ka rrezik se shtetet tjera do detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë.

Pas kësaj mund të shkohet në raporte bilaterale, ku pala e tretë përfaqëson Prishtinën në organizatat ndërkombëtare dhe ashtu do të bëhet pjesë e NATO-së

"Është situatë shumë e vështirë, kemi ftuar ambasadorin grek, por nuk kemi marr masa, sepse shpresojmë në miqësi dhe shpresojmë të mos shkohet tutje në masa afrimi” tha ai.

Në pyetjen nëse ka marr siguri se Greqia nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës, ai tha se sigurim të tillë merr çdo ditë, por faktet flasin se “kanë shtuar nivelin e raporteve ndërmjet vete” me Kosovën.

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendijas do qëndrojë në Prishtinë dhe do të takohet me krerët e institucioneve, sipas Vuçiq nuk është fjala vetëm për një vend, por do pasojnë presionet edhe në vendet tjera për të njohur pavarësinë e Kosovës.

"Në periudhën e ardhshme priten vizita të shumta në Beograd, përmes iniciativave regjionale do tentojnë të sigurohet pavarësia e Kosovës. Do të ofrojnë ndonjë zgjidhje që në shikim të parë duket mirë, por prapa fshihet pranimi” tha ai, duke përsëritur se përkundrë situatës nuk do ketë dorëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat