Brnabiç nuk dëshiron të komentojë 'non-paper' dhe dokumente, autorët e të cillëve nuk dihen

Lajme

Brnabiç nuk dëshiron të komentojë 'non-paper' dhe dokumente, autorët e të cillëve nuk dihen

Nga: F.B Më: 28 maj 2021 Në ora: 10:12
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se nuk dëshiron të komentojë asnjë "non paper".

Në ato dokumente kinse parashihet kthimi i Kosovës në përbërje të Serbisë për 99 vjet me kthim të kontingjentit të ushtrisë së Serbisë në Kosovë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, shkruan gazeta serbe.

Brnabiç tha se as ajo, as askush nga pushtetit shtetëror nuk do flas për dokumente jo-formale që publikohen nga ana e medieve të huaja për interesa të ndryshme, autorët e të cilave nuk dihen, qoftë edhe kur janë në dobi të Serbisë.

"Çfarëdo që bëjmë, mendoj se do të zbulonim letrat që nuk dëshirojmë të zbulojmë në këtë moment”, tha Brnabiç në përgjigje të pyetjes së deputetit Vladan Glishiç.

Brnabiç theksoi se Qeveria dhe kreu i shtetit janë kundër ndryshimit të kufijve sepse kjo do hapte çështjen e sigurisë regjionale.

"Për ne stabiliteti është shumë me rëndësi, sepse të gjithë atë që kemi arritur nga 2014 në transformimin ekonomik, zhvillimin e ekonomisë mund vazhdohet vetëm nëse do të kemi regjion stabil”, tha Brnabiç, duke e cilësuar stabilitetin me rëndësi jetike për qytetarët edhe shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat