Ndryshohet Ligji për Automjetet, pritet heqja e homologimit

Lajme

Ndryshohet Ligji për Automjetet, pritet heqja e homologimit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen ka aprovuar  nismën legjislative për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, duke bërë hapin e parë për heqjen e homologimit.

Nisma legjislative mori miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e 14-të.

Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje ka thënë se te të gjitha ministritë ku është kërkuar opinioni për nismën, ajo është përkrahur.

Ministria e Financave ka thënë se s’do të ketë kosto shtesë buxhetore për shtetin me miratimin e këtij ndryshimi ligjor.

Tash i mbetet Kuvendit të votojë për projektligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat