Vuçiq me mosnjohje po e rrit pazarin në dialog

Lajme

Vuçiq me mosnjohje po e rrit pazarin në dialog

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:34
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq po e përjashton çdo mundësi që ta firmosë një marrëveshje finale në të cilën e njeh shtetin e Kosovës. Këtë ia ka thënë të shtunën në një takim, partiakëve të tij.

Por opinionisti Nexhmedin Spahiu thotë se ky është vetëm qëndrim fillestar i palës serbe, që mund t’i shërbejë Vuçiqit ta rrisë pazarin gjatë dialogut. Sipas tij, i pari i Serbisë e ka treguar jozyrtarisht se çfarë tashmë synon.

“E kërkon autonominë në veri dhe “Zajednicën”, për njohje de facto dhe jo eksplicite. Për njohje eksplicite kërkon edhe diçka tjetër më pas”, thotë ai.

Kurse profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, konsideron se Beogradi mund të tentojë që, përmes këtij pozicioni, ta shtyjë sa më shumë arritjen e marrëveshjes finale.

“Nëse kanë vlerësuar se me stërzgjatje mund të lodhet edhe faktori ndërkombëtar nga arritja e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, mund ta stërzgjatin këtë proces”, deklaron Gashi.

Megjithatë, thotë se udhëheqësit kryefjala e procesit dialogues duhet të jetë njohja.

Sipas Spahiut, nuk duhet ndodhur asnjë marrëveshje tjetër mes Prishtinës e Beogradit, pa synimin kryesor, marrjen e njohjes nga Serbia.

Në anën tjetër, politikanët kosovarë që kanë dialoguar me Serbinë, vazhdimisht kanë potencuar se dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Ky skenar është përmendur edhe nga pala ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat