Plani për Kosovën është ngritja e raporteve me Greqinë, Spanjën, Rumaninë e Sllovakinë - ShBA të pranojë Kosovën në NATO

Lajme

Plani për Kosovën është ngritja e raporteve me Greqinë, Spanjën, Rumaninë e Sllovakinë - ShBA të pranojë Kosovën në NATO

Nga: F.B Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:59
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë në një intervistë sonte theksoi se po përballemi me presione rrteh Kosovës. “Për ne është me rëndësi që mos të ketë panik, por kemi zbuluar se disa gjëra po ndodhin, grekët ka kohë kanë kaluar rolin e oficerëve për lidhje dhe përmes kanaleve diplomatike mësuam se po avancohen raportet me Kosovën, por shpresojmë se ky vend ynë vëlla mos të pranojë Kosovën si Izraeli”, tha Vuçiq.

“Aksioni është i koordinuat, po bëhet në kohën e vizitës së Lajçakut në Beograd, dy javë para dialogut dhe nuk besojmë në rastësi”, tha Vuçiq duke shtuar se kemi “pritur presione të mëdha”.

Zgjidhja e BE edhe ShBA është njohja e ndërsjellë

Në takimin e liderëve, askush “nuk e përmirësoi Vjosa Osmanin për çka do që foli”. “Duhet që Serbinë ta mbështesin për muri për shkak interesave të tyre, e aty nuk është vetëm njohja e Kosovës, por edhe ndalimi i zhvillimit ekonomik të Serbisë”.

“Këto nuk i shpiku askush, po shihen gjërat, BE dhe ShBA bëjnë presion – zgjidhja e tyre është njohja e ndërsjellë. Atyre nuk ju pengon kur na fyen dhe bëjnë dokumente joformale dhe na akuzojnë” tha ai.

“Në kuptimin e Kosovës, secili ndalimi në zhvillim do të ishte katastrofë. Përnjëherë ne jemi fajtor për çdo gjë, për raportet e Greqisë me Prishtinën, për Krivokapiçin që vjen në Beograd, pastaj thonë Vuçiq po përgatit grusht-shtet, thelbi është Serbia të kërkoj falje dhe të jetë e dobët atëherë Serbia është e mirë”.

Mijëra herë ofruam kompromis

“Në Brdo të shtatë liderët kërcyen në mua. Ajo gruaja (Osmani) më bindke se kam fyer, pa i thënë asnjë fjalë, ajo thotë Serbia është kështu e ashtu, kuptoni ata më së shumti do donin që Serbia përsëri të bombardohet”, tha Vuçiq.

“Kurti ishte hero i komplet opinionit serb - Danas, N1, të Gjilalsit edhe Sholakovit”.

“Nuk mund të premtojë asgjë, sepse jemi në situatë shumë të rëndë. Për pagesë vjen llogaria e dekadave të jo-punës dhe shkuarjes së Kosovës, por atyre njerëzve s’kemi çfarë të ju shohim të madhe, sepse donin të mirën e fëmijëve të vetë. Nga 2004 deri 2011 kemi bërë lëshime të tmerrshme, kështu është kur keni vendin e dobët “.

“Lidhur me të pagjeturit, kam ofruar të na thonë, ku dyshojnë dhe së bashku të gërmojmë, por edhe ne duhet të vijmë në rrethinë të Gjakovës, shqiptarët nuk pranuan”.

“Ideja është që të ngritën raportet me Greqinë, Spanjën, Rumaninë dhe Sllovakinë me Prishtinën, Qipro nuk iu duhet dhe pastaj ShBA do paraqiten edhe të pranojnë Kosovën në NATO. Ky është presion serioz ndaj meje edhe Serbisë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat