Rrëfimet si në filma, të mafiozit Sedat Peker, që po i ndjek krejt Turqia

Lajme

Rrëfimet si në filma, të mafiozit Sedat Peker, që po i ndjek krejt Turqia

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:04
Sedat Peker

Për disa javë rresht, çifti Gulistan dhe Alparslan Atas thonë se ata presin gjithë javën për të ardhur e diela.

E diela është dita kur një person i akuzuar për krime poston video ku flet për krimet e bëra nga politikanët turq, video të cilat e kanë marrë vëmendjen e Turqisë dhe e kanë kthyer mafiozin në një fenomen të medias sociale.

“Unë pres me entuziazëm çdo javë për t’i shikuar videot “, tha 38-vjeçari Gulistan Atas, i cili shikon videot me familjen e tij në Stamboll.

Nga trafikimi i drogës,  fshehjet  e vrasjeve e deri te transportimet  e armëve tek militantët islamikë, Sedat Peker, një bos 49-vjeçar i krimit, në arratisje ka nxjerrë  të gjitha të palarat  e partisë qeverisëse të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, të cilën ai dikur e ka mbështetur.

Sikur “The Godfather “dhe” Scarface ” që janë gdhendur në kujtimet e të gjithëve si filma që tregojnë se si funksiononte mafia, tani Sedat Peker është në mendjen e të gjithëve”, tha 41-vjeçari Alparslan Atas.

Në videot e tij, Peker bën akuza skandaloze.

Videot e postuara në kanalin YouTube janë shikuar më shumë se 50 milionë herë, duke shkaktuar trazira dhe duke rritur shqetësimet mbi korrupsionin shtetëror në Turqi.

Videot e tij fillestare kishin në shënjestër ish-ministrin e brendshëm Mehmet Agar dhe djalin e tij, Tolga, një ligjvënës i partisë në pushtet, të cilin ai e akuzoi për përdhunimin e një studenteje  të gazetarisë dhe më vonë e mbuloi vrasjen e saj si një vetëvrasje. Peker, gjithashtu pretendon se një ish-këshilltar i sigurisë i Erdogan – i cili akuzohet për udhëheqjen e një force paraushtarake – u kishte dërguar armë militantëve të lidhur me Al-Kaidën në Siri, raporton AP.

Erdogan injoroi videot e Peker për javë të tëra, por theu heshtjen e tij më 26 maj, kur hodhi poshtë pretendimet e mëparshme nga udhëheqësi i mafias si një komplot kundër Turqisë.

Kurse autoritetet e shtetit turk kanë lëshuar një urdhër të ri për arrestimin e Peker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat