Kamberi ia përmend Bërnabiqit varrezat masive, ajo thotë se Serbia ka ofruar bashkëpunim

Lajme

Kamberi ia përmend Bërnabiqit varrezat masive, ajo thotë se Serbia ka ofruar bashkëpunim

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:27
Shaip Kamberi

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në seancën e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohet për ndryshimet Kushtetuese të Serbisë, i është kundërpërgjigjur fjalimit të deputetit shqiptar Shaip Kamberi, i cili tha se neni 1 i Kushtetutës së Serbisë e përcakton Serbinë si një shtet i popullit serb, që është problematik sa i përket aspektit të pakicave.

Kamberi ka marrë shembull Kushtetutën e Kosovës e cila ndër të tjera sipas tij thotë “ Kushtetuta e Kosovës në paragrafin 2, neni 1 thotë se Kosova është shtet i shtetasve të saj”.

Ndërsa, Bërnabiq i ka thënë Kamberit që mos ta marrë shembull Kushtetutën e Kosovës, pasi gjendet në Kuvendin e Serbisë.

“Nuk është e drejtë që t’i referoheni Kushtetutës së Kosovës pasi që jeni anëtar i Kuvendit në vendin në të cilën është ky territor, ajo është krahina jonë dhe ju duhet ta respektoni atë. Nuk ka Kushtetutë të Kosovës për këtë shtëpi ndërsa pavarësinë e fituan pa e pyetur askënd, asnjë qytetarë të saj “ ka thënë Bërnabiq.

Ajo tutje ka thënë se aq e rëndësishme është Kushtetuta e Kosovës, saqë nëse ata duan ta krijojnë një ushtri, ata duhet të pyesin serbët, gjë të cilën nuk e kanë bërë e me të cilën kanë treguar sa e respektojnë kushtetutën e tyre dhe sa e vlefshme është ajo.

Ndërsa deputeti Kamberi i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe duhet i thënë se ajo ka mundur t’i përmend edhe varrezat masive në Serbinë qendrore ku janë gjetur eshtrat e shqiptarëve në vend si Petrovo Selo dhe Batajnica.

“Më vjen keq për të gjithë të vrarët, familjet e tyre, të gjithë të zhdukurit që po i kërkojmë edhe sot, por Serbia në territorin e saj qendror ka kërkuar absolutisht të gjitha varrezat për të cilat kemi marr informacione nga Prishtina, Kryqi i Kuq. Të gjitha përveç dy rasteve për të cilat aktualisht po mbledhim informacione shtesë dhe të cilat do t’i hetojmë. Ky është një shembull se si punohet dhe mos abuzoni me këtë dhe mund të ju them se Prishtina nuk ka bërë asgjë” i është përgjigjur Bërnabiq Kamberit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat