Gjenerali serb Lazareviç: Donacioni ushtarak amerikan për FSK – porosi e qartë për Serbinë

Lajme

Gjenerali serb Lazareviç: Donacioni ushtarak amerikan për FSK – porosi e qartë për Serbinë

Nga: F.B Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:14
Vladimir Lazareviç

Donacioni i ri ushtarak amerikan me automjete të blinduara rezistues në mina i njohur si “Gardian” për FSK, pak ditë para bisedimeve të paralajmëruar mes Beogradit e Prishtinës, në një mënyrë është porosi e qartë për Serbinë ka thënë ish-komandanti i korpusit të Prishtinës në kohën e aksionit të bombardimit të NATO-s në SRJ gjenerali në pension Vladimir Lazareviç, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij donacioni nuk është risi, por indikator i qëllimit të qendrave perëndimore dhe Prishtinës, duke mos përjashtuar skenarin më të keq të ngjarjeve dramatike në Kosovë.

"Çfarë iu duhen atyre autoblindat rezistuese në mina? Sepse ka mundësi disa vende janë me mina, mina të tyre”, tha Lazareviç.

Fakt është se në dy muajt e fundit ka pasur aktivitete të shtuara në armatimin dhe trajnimin e FSK dhe paralajmërimin e ndërtimit të bazës në Mitrovicë, kampit ushtarak kroat për trajnim të kuadrove dhe armatimit e kërkesës së Prishtinës për lëvizje edhe në veri, që janë sinjale të këqija.

"Nga dita në dita qendrat e fuqisë, para së gjithave NATO, tregon se nuk synojnë paqenë regjion, për mua nuk është befasi sepse bëhet fjalë për qendrat e njëjta që krijuan para-ushtrinë që bëri dëme të mëdha popullit serb. Ata vazhdojnë të kujdesen edhe lëmojnë fëmijën e krijuar me qëllime të errëta, për të mbajtur të nënshtruar këtë pjesë të Ballkanit”, tha ai.

Kjo është pjesë e presioneve ndaj Serbisë që pritet të rriten "Me fjalë tjera bëjnë presion në Serbi dhe forcojnë ushtrinë e Kosovës, edhe pse me rezolutën 1244 nuk lejohet ansjë ushtri tjetër vec KFOR-it në Kosovë”, tha Lazareviç.

Lazareviç mendon se kjo që po ndodhë nuk është mirë për serbët në Kosove. "Sa i përket ndonjë fuqie të ushtrisë së Kosovës, ata nuk e kanë përveç mbështetjes së partnerëve perëndimor”, shprehet ai.

Perëndimi tenton të bëjë presion ndaj Serbisë në secilin aspekt, si ekonomik politik e ushtarak, nëse nuk ia del “askush nuk di çfarë do iu bie ndër mend NATO-së”.

Blindat  "gardijan“ - tip M1117 janë ndër automjetet e para amerikane rezistuese në mina, të përdorura në terrenet në Irak edhe Afganistan, janë të pajisur me hedhës granate që mund të qëllojnë deri 2 km dhe kanë mitraloz në kupolë.

Kosova tash ka armatim modern kryesisht për këmbësori duke nis nga revolet, pushkët, snajperët, pushkë-mitraloz e largësisë së madhe dhe të vogël, automjete të blinduara, hedhës granate dhe hedhës të raketave kundër mjeteve të blinduara.

Pas formimit të ushtrisë në 2018, disa shtete iu kanë dhuruar mjete edhe sisteme komplekse, minahedhës, topa, raketa kundër blindave dhe sistem kundër-ajror nga amerikanët.

Qeveria Kurti ka planifikuar shtimin e buxhetit për ushtri në 100 milionë euro në periudhën 2022-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat