Heiko Mass: Marrëveshja gjithëpërfshirëse përveç stabilitetit hap gjasat e dy vendeve për anëtarësim në BE

Lajme

Heiko Mass: Marrëveshja gjithëpërfshirëse përveç stabilitetit hap gjasat e dy vendeve për anëtarësim në BE

Nga: F.B Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:51
Heiko Mass

Deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Heiko Mass se, “marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Beogradit edhe Prishtinës, përveç stabilitetit hap gjasat e dy vendeve për anëtarësim në BE” nuk është mirëpritur nga mediet serbe, që shkruajnë se gjermanët “ofrojnë” Serbinë dhe Kosovën si “dy vende” në BE”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Zyrtari i lartë gjerman ka theksuar qëndrimin zyrtar të Berlinit me rastin e hapjes së konferencës së ministrave të jashtëm në procesin e Berlinit në kuadër të kryesimit gjerman që mbahet përmes video-linkut.

Heiko Mass deklaroi se Berlini “mbështet pa kushte përpjekjet e të dërguarit special të BE-së Lajçak në realizimin e kësaj detyre”. Të gjithë popujt evropian sipas Mas “kanë barrë historike, por historia nuk duhet të jetë pengesë për të ardhmen e përbashkët”, tha ai.

Mass mendon se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë “e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit është në BE. Gjermania edhe më tutje angazhohet për atë qëllim” tha ai, duke shtuar se kur shtetet tregojnë rezultate, BE duhet të bëjë punën e saj.

Ai theksoi se shtetet e rajonit duhet të forcojnë sundimin e ligjit, të luftojnë krimin dhe korrupsionit, të punojnë në liri të medieve dhe zhvillimin e demokracisë”.

“Kur ata të bëjnë punën e tyre, edhe ne duhet të bëjmë punën tonë dhe kjo duhet të jetë qasja në zgjerimin e BE-së”.

Mass tha se BE-ja duhet të qëndrojë pas premtimeve të veta, duke përmendur këtu Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku ato përkundër përparimit dhe marrëveshjes historike Shkup-Athinë ende janë në pritje.

Mass përmendi edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se BE duhet përfundimisht të përmbush pjesën e vetë, pasi pala e Kosovës e ka bërë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat