Reagimi i ashpër i Çun Lajçit: Popat erdhën në Kosovë e bekuan krimin e Arkanit dhe Milloshit, e këta të UÇK-së protestojnë për Faik Fazliun

Lajme

Reagimi i ashpër i Çun Lajçit: Popat erdhën në Kosovë e bekuan krimin e Arkanit dhe Milloshit, e këta të UÇK-së protestojnë për Faik Fazliun

Nga: N.Sh. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:16
Çun Lajçi, Popi serb, dhe Faik Fazliu, foto ilustrim nga "Bota sot"

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas liturgjisë serbë që mbajtnë dje në Kishën Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Lajçi përmes një postimi në facebook, shprehet se popat, siç shkruan ai, erdhën në Kosovë, dhe e bekuan krimin e kriminelëve Arkan dhe Millosheviq, kurse veteranët e luftës do të protestojnë për Faik Fazliun që u përplas para disa dite me disa pjesëtarë të policisë.

Sipas tij, popave serbë që e legjitimuan krimin e Serbisë në zemrën e Universitetit nuk iu dolën përpara.

Ai madje edhe ironizon me veteranët dhe PDK-në e AKK-në, se kur i dëgjon në televizione, të japin përshtypje se nuk ka fuqi ushtarake në Ballkan që e pushton Kosovën.

Lexojeni ragimin e plotë:

Të lumët na

Kur i ndëgjon kryetarët e partive dhe ata të veteranëve të luftës, tue diskutue nëpër televizione, e ke përshtypjen, se s’ka fuqi ushtarake n’ballkan që na pushton!

T’mos flasim për deputetët e PD-së e t’AAk-së!

E Serbia hin e del, i kryen punët e veta deri t’na del neve gjumi

Kur mbrrinë n’Beograd ne marrim vesh se diçka paska ndodhë n’Kosovë, e prap bahemi trima n’Facebook e Tëiter.

I gjuhemi njeni tjetrit e fajtorin e shytojmë n’Qeveri.

Qeveria merr vesh nga shkrimet e tyne e t’i gjuhet krahut të luftës!

Le t’na mbron ai që përkulej para pllakës se kriminelve!

E liturgjia u krye!

Popat e bekuen krimin e Arkanit e t’Milloshit, e veteranët me invalidët e luftës do t’protestojnë për Fazliun që e shtyni polici, por popave që e legjitimuen krimin e Serbisë n’zemrën e Univerzitetit, nuk iu dolën para!

Ket e bajnë vetëm nanat gjakovare sa herë shkojnë pelegrinët serb që t’lutën për krimet n’kishën e tyne!

Komuna tha: Toka asht e Univerzitetit, ata le t’merren me kishën!

E pse s’u morën edhe me Parkingun nëntokësorë pra?

Sa leht me hudhë të tjetri fajin!

P.S.

Qeveria pritet ta thotë fjalën mbasi t’kthehet Albini nga Brukseli!

Kështu diçka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat