Drecun përsëri merret me Kosovën: Përveç KFOR-it nuk duhet të kishte asnjë formacion tjetër ushtarak në Kosovë

Lajme

Drecun përsëri merret me Kosovën: Përveç KFOR-it nuk duhet të kishte asnjë formacion tjetër ushtarak në Kosovë

Nga: F.B Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:54
Drecun

Forcimi i FSK-së dhe synimi i Prishtinës të formojë ushtrinë përbënë rrezik të madh në sigurinë e serbëve në Kosovë tha kreu i Këshilli për Kosovë Milovan Drecun, në takimin e mbyllur në Kuvendin e Serbisë ku u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe situata kur FSK po armatoset dhe po rrit numrin e personave me uniforma, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

“Ditë më parë kemi shqyrtuar informatën e shërbimit të sigurimit në transformimin  e strukturës civile në ushtri. Plani i Prishtinës është që deri 2027 të pajis ushtrinë ndërsa në 2029 ajo të jetë plotësisht operative, këtë transformim po ndihmohet nga ShBA, Gjermania dhe Turqia”, tha Drecun.

Në të njëjtën kohë po zvogëlohet numri i pjesëtarëve të KFOR-it, ku në 2010 kishte 12 mijë tash vetëm 3 mijë ndërsa projeksionet tregojnë uljen në 2500 ushtarë.

"FSK aktualisht ka 3.517  pjesëtarë aktiv, ndër të cilët rreth 10 për qind janë pjesëtarë nga pakicat, për fat keq aty ka edhe serb. Ajo që shqetëson është se u formua shtabi kryesor dhe katër komanda, që janë struktura të ushtrisë”, tha ai.

Ambicie e vjetër është formimi i njësisë së helikopterëve, që tash për tash ekziston vetëm në letër, por në Turqi janë shkolluar pilotët tha Drecun.

"Deri tash u formua struktura komanduese, por edhe disa oficerë janë shkolluar jashtë vendit, aftësia operative e njësisë së helikopterëve duhet të përmbushet edhe plotësohet në 2023 me gjasë me ndihmën e ShBA-ve dhe sigurimin e helikopterëve”, tha Drecun.

Sipas tij, problem përbën afati ushtarak dhe obligimi edhe për serb dhe ekzistimi i njësive këmbësorie dhe veprimi i tyre në terren.

"Me këtë kapacitet mund të sulen ndaj popullit duarthatë serb dhe ta vënë nën kontroll. Asnjë formacion ushtarak tjetër përveç KFOR-it nuk do duhet ekzistonte në Kosovë, ata po forcojnë njësinë speciale, po ndërtojnë bazë të re në Gjakovë dhe po bëjnë presion ndaj serbëve për të hyrë në forca të sigurisë", tha Milovan Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat