​Nga e hëna do të filloj aplikimi online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit

Lajme

​Nga e hëna do të filloj aplikimi online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Nga e hëna do të filloj aplikimi online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.

Ky aplikim ka për qëllim eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrimi në Kosovë si dhe avancimi i sistemeve elektorike.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit. Ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike”, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminet online.

Linku për termine është i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat