Bie numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në spitalet e Kosovës

Lajme

Bie numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në spitalet e Kosovës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 78 pacientë, thotë raporti i punës për datën 23 qershor 2021.

Nga ta, 20 janë të konfirmuar pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19;

45 me oksigjeno-terapi;

1 në gjendje të rëndë;

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave;

Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë;

Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë;

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë;

1 në gjendje të rënduar;

8 të konfirmuar pozitivë;

11 me oksigjeno-terapi;

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;

Spitali i Prizrenit, 1 pacient;

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;

Spitali i Pejës, 4 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat