Gjakovë, mbyllet fabrika ku u alivanosen nga temperaturat e larta 17 punëtore

Lajme

Gjakovë, mbyllet fabrika ku u alivanosen nga temperaturat e larta 17 punëtore

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor kanë mbyllur dje një fabrikë në Gjakovë pasi 17 punëtore kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të alivanosjes nga temperaturat e larta.

Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar menaxheri i fabrikës.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë 26.06.2021 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se katër punëtore femra  kosovare të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur. Ndërsa ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem. Lidhur me rastin, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërpre punën. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat