Ankohet Vulin: Serbët duan t’i bëjnë si gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore

Lajme

Ankohet Vulin: Serbët duan t’i bëjnë si gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore

Nga: F.B Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:48
Aleksandar Vulin

Ministri i brendshëm i Serbisë Vulin, deklaroi se me "gjykimet për gjenocid të rrejshëm, serbët po përpiqen t’i sjellin në pozitën e gjermanëve pas Luftës së Dytë Botërore", transmeton Bota Sot.

"Pse sjellin këto rezoluta pakuptimtë? Nëse ka pasur gjenocid në BeH, pse nuk do të kishte edhe në Kosovë, ku serbët morën pjesë në luftën qytetare. E nëse ka pasur gjenocid në BeH, atëherë duhet ndryshuar Dejtonin, sepse serbët duhet të dënohen e jo të ju lihet Srpska. Përfundimisht, qëllimi kryesor është thyerja e faktorit serb”, deklaroi Vulin për "Veçernje novosti".

Revidimi i Luftës së dytë Botërore po bëhet në të gjithë planetin dhe Serbia është pjesë me rëndësi e planit.

"Dy vende janë fituese, BRSS dhe Jugosllavia janë shkatërruar, e shteti fajtor për luftë, Gjermania u bashkua edhe u forcua. Tash konfrontimi vazhdon edhe me popuj që fituan Luftën e dytë, prandaj është e turpshme barazimi mes Hitlerit edhe Stalinit, armatës së kuqe dhe Vermahtit, serbët edhe rusët janë cak. Duhet përmendur pushkatimet në Kragujevc, Lloznicë, Pançevë, Beograd që janë kryer nga gjermanët, ndërsa divizionet ruse shumicën e luftës e bën jashtë BRSS", tha Vulin.

“Të bëhet gjenocid e me të vërtetën e tillë të copëtohet Serbia, të dëbohen serbët nga Kroacia edhe Kosova, të bombardohen serbët, duke ndryshuar të vërtetën, lehtë mund të arsyetohen. Serbët janë popull historik dhe popull që ka shtet-krijim në vete, me thyerjen tonë u zhdukën popujt liridashës në Ballkan”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat