Profesor Fahri Mahalla: ‘Bota sot’ ka staf të guximshëm, disa gazetarë u vranë, por të tjerët e vazhduan rrugën e tyre

Lajme

Profesor Fahri Mahalla: ‘Bota sot’ ka staf të guximshëm, disa gazetarë u vranë, por të tjerët e vazhduan rrugën e tyre

Nga: K.G. Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:28
Profesor Fahri Mahalla: ‘Bota sot’ ka staf të guximshëm, disa gazetarë u vranë, por të tjerët e vazhduan rrugën e tyre

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, profesor Fahri Mahalla, sportist i dëshmuar dhe themelues i karatesë në Ferizaj në vitin 1978, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Profesor Mahalla tha se ‘Bota sot’ ka pasur dhe ka staf të guximshëm, gazetë që iu vranë gazetarët vetëm pse e shkruani të vërtetën.    

“Në emër të komunitetit shqiptar. Urime ‘Bota sot’ 26 vjetorin, e festofshit 126 vjetorin edhe shumë e shumë vite të  tjera.

Image

‘Bota sot’ kishte staf të guximshëm, dhe ka staf të guximshëm, gazetarët kërcënoheshin, por kurrë nuk u ndalën, e thanë të vërtetën. Disa gazetarë u vranë, por të tjerët e vazhduan rrugën e tyre, e dërguan amanetin e tyre në vend, dhe po e dërgojnë. 

Profesor Fahri Mahalla gjatë vizitës në redaksinë 'Bota sot' në vitin 2001

Vetëm mendimi i lirë, është ai që e dërgon përpara kombin shqiptar kudo që ndodhet. 

Gazeta ‘Bota sot’ në kohërat ma të vështira, kontriboi për çështjen Kombëtare për Kosovën dhe për Shqipërinë. 

‘Bota sot’  po i informon mërgimtarët shqiptar kudo që ndodhen, njëherit po ju jep hapësirë që ti shprehin mendimet e tyre. 

Ne mërgimtarët i jemi shumë mirënjohës stafit të gazetës ‘Bota sot’. 

Ne mërgimtarët kemi patur dhe kemi një respekt të veçantë për stafin e gazetës ‘Bota sot’. 

Komuniteti shqiptar i Lozanës me rrethin në nivel të kantonit Vaud i uron 26 vjetorin gazetës ‘Bota sot’. Komuniteti shqiptar në vitin 2001, i ndau Mirënjohje gazetës ‘Bota sot’.

Të organizuar shkuam nga Lozana në Zyrih. Përfaqësuesit politik të LDK-së, përfaqësuesit Humanitar, përfaqësuesit Fetar, përfaqësuesit e Kulturës dhe të Sportit. Të gjithë së bashku ja dorëzuam Mirënjohjen stafit të Gazetës ‘Bota sot’. Dëshmi është Mirënjohja, dhe falënderimi stafit të gazetës ‘Bota sot’”, - uron profesor Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat