Vuçiq sot bisedon me Merkelin – tema kryesore Kosova

Lajme

Vuçiq sot bisedon me Merkelin – tema kryesore Kosova

Nga: F.B Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:39
Merkel dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se secila bisedë me kancelarin gjermane mergel është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë, këtë e tha si paralajmërim të bisedës së sotme me Merkel, ku tema kryesore do të jetë dialogu për Kosovën, por do bisedohet edhe për çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e lidhjeve regjionale e evropiane, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Takimi bëhet përmes video-konferencës dhe i paraprin Procesit të Berlinit që është planifikuar për 5 korrik dhe pas takimi ndërqeveritar të Be-së dhe Serbisë në Luksemburg.

“Do të bisedohet për gjithçka, Kosovën, bashkëpunimin regjional dhe rolin e Gjermanisë dhe Berlinit. A do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit, mbetet të shihet” ka thënë Vuçiq, në përgjigje të pyetjes çfarë pret nga biseda, ku një ndër temat e Samitit në procesin e Berlinit do të jetë edhe Kosova.

Vuçiq pas stërvitjes ushtarake në Peshter ka theksuar se secila bisedë me Merkel është i rëndësishëm për vendin dhe do përgatitet mirë duke shpresuar në bisedë të mirë.

Se biseda Merkel-Vuçiq është i rëndësishëm vlerëson  edhe Jelena Miliç nga Qendra për studime euro-atlantike , e cila për “Kurir”  tha se Vuçiq është ndër politikanët e parë që potencoi faktin se me gjasë vendin e kancelares Merkel do ta zë politikani konservativ gjerman Armin Lashet me të cilin ka raporte të mira.

“Pa marr parasysh rëndësinë që ka bashkëpunimi që Serbia realizon me Gjermaninë, ajo është e tillë që as Gjermanisë nuk i konvenon izolimi i Serbisë çfarë do qoftë nga procesi i integrimeve evropiane , indirekt i lidhur me Kosovën sepse në pyetja janë investitorët e saj. Në të njëjtën kohë, para disa dite u konfirmua hapja e kapitullit të parë në metodën e re të bisedimeve për bashkëngjitje, që është keqpërdorim i procesit të deritashëm dhe presion ndaj Serbisë në lidhje me bisedat me Prishtinën” thotë Miliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat