​Haradinajn vizitë në Tropojën e Bajram Curr

Lajme

​Haradinajn vizitë në Tropojën e Bajram Curr

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë në Shqipëri.

Haradinaj ka nis vizitën në Bashkinë e Tropojës ku është pritur nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi.

Nga pritja në sheshin e qytetit në Bajram Curr, Haradinaj ka thënë se trung i atdhedashurisë dhe djep i shqiptarisë ndër breza, Malësia e Gjakovës ishte në hartën kryengritëse liridashëse të shqiptarëve shekuj me radhë.

“Trung i atdhedashurisë dhe djep i shqiptarisë ndër breza, Malësia e Gjakovës ishte në hartën kryengritëse liridashëse të shqiptarëve shekuj me radhë. E ndarë në dy pjesë për 86 vjet, ky popull fisnik, asnjëherë nuk pranoi padrejtësitë që i solli historia. Gjatë Luftës Çlirimtare, ata bën luftën dhe ndanë bukën bashkë me vëllezërit e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai me këtë rast ka ndarë medalje për të rënët për liri.

“Sot në Bajram Curr e ndjeva mikpritjen dhe ngrohtësinë që reflekton Malësia. Me këtë rast, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për të rënët për liri, Tahir Sinani, Fatmir Doçi, Bilbil Breçani, telekronistin Ismajl Buçpapaj, Bashkinë e Tropojës dhe Unionin Artistik të Kombit Shqiptar”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat