​Albina-Shabani Rama merr detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës

Lajme

​Albina-Shabani Rama merr detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të gjykatës.

Gjyqtarja Albina Shabani - Rama e pranoi detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilën ia dorëzoi u.d. kryetari Arben Hoti.

Me këtë rast, kryetarja e re, falënderoi gjyqtarin Hoti për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa gjykata është udhëhequr me ushtrues detyre dhe u zotua se do të jap më të mirën nga vetja për gjykatën që do ta drejtojë për pesë vitet e ardhshme, po ashtu kryetarja theksoj se prioritet i saj do të jetë angazhimi për një gjykatë të pavarur, efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

Sipas një njoftimi të gjykatës, Albina Shabani - Rama u zgjodh kryetare Gjykatës Themelore të Prishtinës me datë 23 qershor 2021 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat