Çmenduria e Vuçiqit, paralajmëron vizitë në Fushë Kosovë

Lajme

Çmenduria e Vuçiqit, paralajmëron vizitë në Fushë Kosovë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 18:11
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kërkoi falje serbëve në Fushë Kosovë.

Ai u kërkoi falje serbëve në Fushë Kosovë, për deklaratën e tij se nuk ka serbë në atë zonë.

Tutje, Vuçiq tha se do t’i vizitojë serbët në fshatin Bresje të Fushë Kosovës deri në fund të verës, raporton media serbe.

Duke iu përgjigjur pyetjes së N1 tv se cila është arsyeja pse ai tha se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, Vuçiq u shpreh se nuk është e vështirë për të që të kërkojë falje sa herë që bën një gabim.

Vuçiq tregoi që mbrëmë me ta ka biseduar edhe Petar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat