Petkoviç e quan të papranueshëm reagimin e policisë – Patriarku Porfirije i quan vëllezër shqiptarët dhe beson në mirëkuptim

Lajme

Petkoviç e quan të papranueshëm reagimin e policisë – Patriarku Porfirije i quan vëllezër shqiptarët dhe beson në mirëkuptim

Nga: F.B Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:01
Petkoviq

Serbët kanë shënuar edhe sivjet festën e Vidovdanit, por kanë pasur reagime në siç thonë përcjelljen, ndalimin, kontrollin e serbëve që ishin  nisur në Gazimestan.

Policia ishte vendosur në shumë pika përgjatë rrugës, ndërsa në këtë ka reaguar Petkoviç drejtor i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Petkoviç e ka dënuar reagimin e policisë duke e quajtur si sjellje të papranueshme.

Ajo që ndodhi gjatë kohës së festimit të Vidovdanit, mënyra e reagimit të policisë së Kosovës me ndalimin e automjeteve vetëm me targa serbe, kontrolli dhe heqja e fanellave që kishin figurën e Llazarit të rinjve është e papranueshme ka thënë Petkoviç.

Ndërsa patriarku Porfirije gjatë shërbimit në Vidovdan para manastirit në Graçanicë ka thënë se sa herë vjen në Kosovë thellësisht e dimë se jemi kthyer në shtëpinë tonë.

“Çdo herë kur vijmë  në këtë vend e dimë se u kthyem në shtëpinë e të parëve. Për këtë dëshmon Graçanica. Deçani. Patriarkana, Bogorodica, aq shumë objekte të shenjta", tha ai gjatë shërbimit me rastin e Vidovdanit.

Porfirije ka thënë se shqiptarët i shohim si vëllezër dhe se është i sigurt se mundemi jo vetëm të kuptohemi, por edhe të jetojmë së bashku, të rritemi dhe të zhvillohemi.

"Vetëm mos të na mësojnë paqen dhe bashkësinë ata që mbjellin ndarje mes njerëzve, e kanë vetëm interesa jashtëtokësore”, tha patriarku Porfirije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat