Kryeministri Kurti diskutoi për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Lajme

Kryeministri Kurti diskutoi për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:27
Foto nga takimi

Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë më 2020, u diskutua në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Emilija Redzepi dhe ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, me përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut. 

Delegacioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e “Youth Initiative for Human Rights”, Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit, Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Blert Morina, drejtor ekzekutiv i “Center for Equality and Liberty” dhe Muhamet Arifi, drejtor ekzekutiv i “Balkan Sunflowers” e njoftuan kryeministrin për të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti.

U bisedua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut.

Mes çështjeve kryesore të diskutuara ishte Plani i Qeverisë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe të drejtat e grave, të drejtat e komuniteteve joshumicë (rom, egjiptian dhe ashkali) dhe komunitetit LGBTI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat